Universiteti Ndërkombëtar Vision dhe Universiteti Farabi nënshkruan Protokoll Bashkëpunimi për programe të diplomës së dyfishtë në fushën e drejtësisë

22 shtator 2026 / news

Universiteti Ndërkombëtar Vision dhe Universiteti Farabi nënshkruan Protokoll Bashkëpunimi për programe të diplomës së dyfishtë në fushën e drejtësisë

Në përputhje me përcaktimet strategjike për ndërkombëtarizim dhe avancimin e bashkëpunimit akademik, Universiteti Ndërkombëtar Vision ka realizuar edhe një partneritet të rëndësishëm akademik ndërkombëtar.

Ndërmjet Universitetit tonë dhe Universitetit Farabi u nënshkrua Protokoll Bashkëpunimi për zhvillimin dhe realizimin e programeve të studimit me diplomë të dyfishtë në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në fushën e drejtësisë.

Protokolli, në emër të Universitetit Ndërkombëtar Vision, u nënshkrua nga Prof. Dr. Abdulmecit Nuredin, Prorektor përgjegjës për mësimdhënie, arsim dhe planifikim akademik, ndërsa në emër të Universitetit Farabi nga Prof. Dr. Alina Gakeyeva.

Në kuadër të Protokollit të nënshkruar, të dy institucionet e arsimit të lartë do të ndërmarrin aktivitete akademike dhe administrative që kanë për qëllim zhvillimin dhe realizimin e programeve të diplomës së dyfishtë në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në fushën e drejtësisë.

Në këtë drejtim parashikohet harmonizimi i programeve studimore, njohja reciproke e lëndëve dhe kredive ECTS, përcaktimi i kushteve për pranimin e studentëve, rregullimi i procedurave të mobilitetit akademik, përcaktimi i mënyrave të verifikimit dhe vlerësimit të njohurive, si dhe përcaktimi i kushteve për përfundimin e studimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme akademike të të dy universiteteve.

Përmes këtij bashkëpunimi, studentëve tanë u krijohen mundësi shtesë për të fituar përvojë në mjedise të ndryshme akademike, për t’u njohur me sisteme të ndryshme juridike dhe qasje të ndryshme akademike, për të fituar përvojë ndërkombëtare në arsim dhe për të avancuar kompetencat e tyre profesionale, akademike dhe kërkimore.

Njëkohësisht, pritet që ky Protokoll të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve akademike ndërmjet Universitetit Ndërkombëtar Vision dhe Universitetit Farabi, në avancimin e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta afatgjata dhe të qëndrueshme në fushën e arsimit juridik.

Universiteti Ndërkombëtar Vision vazhdon me përkushtim të krijojë mundësi më të gjera akademike për studentët e tij në nivel ndërkombëtar, të avancojë cilësinë dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, si dhe të zhvillojë partneritete të qëndrueshme me institucione të arsimit të lartë nga vende të ndryshme.

Nënshkrimi i këtij Protokolli me Universitetin Farabi paraqet një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave strategjike të Universitetit tonë për zgjerimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe për krijimin e mundësive shtesë për arsimim, mobilitet akademik dhe përvojë ndërkombëtare për studentët tanë.